VIDEO/ Me makina pa zinxhirë drejt Thethit të zbardhur nga dëbora, 'aventurierët' bllokohen për një orë në Qafë Thorë

28 Nëntor 2023, 17:41| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 21:56

  • Share

Disa aventurierë, me automjetet e tyre kane qëndruar të bllokuar për rreth 1 orë në Qafë Thorë mesditën e sotme rreth orës 13:00.

Duke shfrytëzuar ditët e pushimeve, vizitorë të shumtë iu drejtuan Thethit për të shijuar bukuritë e zonës dhe dëborën.

Ndonëse është punuar për pastrimin e dëborës, një pjesë e mirë e automjeteve nuk kanë pasur zinxhir dhe janë bllokuar duke pezulluar edhe lëvizjen e makinave të tjera.

Qarkullimi drejt Thethit është zhbllokuar por këshillohet që drejtuesit e makinave që duan të vizitojnë këtë pikë turistike, të jenë të pajisur me zinxhirë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?