Kafeneja në Tokio

VIDEO/ Me kafen ju ofrohet dhe një sy gjumë, të flini në këmbë si gjirafat

30 Gusht 2023, 20:26| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 20:39

  • Share

Nëse gjirafat mund të flenë në këmbë, ndoshta edhe ju mundeni. Një kafene në Harajuku të Tokios, u ofron klientëve të saj 'Giraffenap' për të marrë një gjumë të shpejtë duke qëndruar në këmbë, ashtu siç bëjnë gjirafat kur dremisin.

Gjirafat flenë çdo ditë duke qëndruar në këmbë për rreth 20 minuta. Po kështu, 20 minuta në ditë janë të përshtatshme edhe për një sy gjumë. Kjo është arsyeja pse kafeneja në Tokio e quajti atë gjiraffenap, për shkak të mënyrës se si pushojnë gjirafat.

Në madhësinë e një kabine telefonike, 'Giraffepod' ka hapësirë ​​të mjaftueshme për një person.

Një gjumë gjysmë ore në një kosh kushton 5,60 dollarë në 'kafenë e gjumit' të Nestle.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?