Roja shpëton djalin nga sulmuesit në Angli

VIDEO/ Me hanxhar në dorë, një grup të rinjsh sulmojnë një nxënës! Roja hero, ndërhyn dhe shpëton të riun në Angli

21 Tetor 2022, 19:12| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 19:37

  • Share

ANGLI- Disa pamje shqetësuese qarkulluan në internet ku tregonin një grup prej nëntë personash, të  cilët po dhunonin brutalisht një nxënës, i cili fatmirësisht u arrit të shpëtohej në kohë nga një roje shkolle i cili u konsiderua në rrjet si “hero”. Por më shqetësuese ishte se në mesin e tyre ishte dhe një i ri i cili po kërcënonte me një armë të ftohtë, hanxhar.

Ata shkelmojnë dhe godasin në tokë djalin, ndërsa ai përpiqet që t’i largohet sulmuesve . Sulmi ndodhi jashtë Akademisë West Walsall E-ACT në Staffordshire. Fatmirësisht, djali shpëtohet nga një roje sigurie ‘hero’, i  cila nxiton dhe hyn në mes të sulmuesve dhe e  mbron. Pas një përleshjeje të shkurtër, banda largohet nga vendi i ngjarjes.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?