Tifozët turq në mbështetje të Rey Manaj

VIDEO/ Me flamurin kuqezi dhe këngë për sulmuesin shqiptar, tifozët turq: Të duam Rey Manaj

29 Shkurt, 16:17| Përditesimi: 29 Shkurt, 16:18

  • Share

Rey Manaj ka bërë që shumë tifozë të dashurohen pas lojës së tij. Me 18 gola këtë sezon në elitën e Turqisë me fanellën e Sivasspor, Manaj po kthehet në liderin e ekipit, jo vetëm në fushë.

Në tribuna një grup tifozësh me flamurin kuqezi kanë nisur në kor një këngë në nder të lushnjarit. "Të duam Rey Manaj", këto ishin fjalët e tifozëve, që duhet thënë se kanë punë për të mësuar sesi është ana e duhur e "Shqiponjës" në flamurin shqiptar.

Manaj ia ka dalë të shënojë 14 gola në kampionat, aq sa ka edhe Icardi, ndërsa katër të tjerë i ka shënuar në Kupë. 27-vjeçari është lojtari më në formë i Kombëtares, teksa pret një ftesë nga trajneri Sylvinho për në Euro 2024.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ferdinant: 29/02/2024 23:08

    po flamuri me kok poshte nuke besoje rastesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?