Marsiol Bezati gjatë momentit të arrestimit

VIDEO/ ‘Më falni’, i riu shqiptar në gjendje shoku pasi policia angleze hyri në ‘shtëpinë e barit’! Dënohet me 18 muaj burg

7 Nëntor 2023, 15:56| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 16:01

  • Share

BRITANI E MADHE- Një 20 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike teksa është kapur brenda një shtëpie bari” në Peterborough ku kishte përshtatur banesën për kultivim droge.

Bimët e kanabisit të sekuestruara dhe shpenzimet për të ndërtuar “shtëpinë e barit” kapnin vlerën e 173 mijë paundësh.

I riu Marsiol Bezati është dënuar me 18 muaj burg, ndërsa në pamjet e publikuara nga Daily Mail shihet teksa i riu shqiptar panikoset kur policia britanike hyn në shtëpi madje u kërkon falje.

Me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, i riu kërkonte falje i ulur në divan ndërkohë që policët i vinin prangat. Policët i shpjeguan se çdo gjë që do të thoshte mund të përdorej kundër tij prandaj kishte të drejtë të qëndronte i heshtur.

Ndërsa 20 vjeçari përsëriste se nuk dinte të fliste gjuhën angleze.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjekra: 07/11/2023 16:30

    Te dashur budallenj, mos paguani per te ardhur ne Angli se si puna ketij do perfundoni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?