VIDEO/ Me buqetë me lule dhe i maskuar me skafandër, ‘korrieri’ hajdut grabit kasafortën në një apartament në Tiranë! Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

2 Tetor 2023, 13:30| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 13:34

  • Share

Një hajdut në Tiranë është maskuar si korrier për të grabitur një kasafortë në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’, ish Punishtja e Pastave. Report Tv sjell pamjet nga kamerat e sigurisë së një apartamenti tjetër në pallat, ku vihet re hajduti i cili është maskuar me skafandër në kokë dhe në duar mban një buqetë me lule dhe një valixhe, të cilën e ka përdorur për të kryer vjedhjen.

Pasi grabit kasafortën, ai shihet sërish teksa zbret dhe mban po në duar buqetën e luleve. Në zbritje, pasi ka kryer vjedhjen, ai e tërheq valixhen më me vështirësi.

Ende nuk bëhet me dije se çfarë ka grabitur hajduti, shuma e lekëve apo vlera e sendeve me vlerë. Ndërkohë, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • CaBone: 03/10/2023 08:56

    Me gjith keq ardhjen per personin e demtuar. Un i sygjeroj qe te shikoj te ata qe ka futur ne Shtepi & Ata qe e din se ca ka pasur aty brenda. Kjo eshte 99% Pune e Brendshme. Ska shanc te vi njeri na rruga e te bej ate levizje Telebingo.

    Përgjigju
  • Ligji: 02/10/2023 17:51

    Une skam nevoje per ligj, ta bej prove njeri te vij me skafande Ne koke shkalle pallat apo shpi private Diten e naten ska rendsi, po se ka skafanden ne dore, Dhe flasim.. Respekt

    Përgjigju
  • Linda: 02/10/2023 16:24

    Te ndalohet me ligj hyrja me skafander ne dyqane dhe ne shperndarjen e porosive neper shpia.

    Përgjigju
  • Andi: 02/10/2023 14:17

    Gjurmoni kamerat me rruge deri tek dyqani i luleve, dhe aty ndoshta asht pa kaske dhe e gjeni

    Përgjigju
    • Haha: 02/10/2023 15:31

      Lulet mund ti ket blèr ne elbasan ose durres ku i dihet.

  • Beni: 02/10/2023 14:03

    Njeri i familjes eshte ska dyshim, qe ka lidhje me familjaret, Do me thene nipi, ose ndonje shok i djalit te shpise, Por nuk perjashtohet dhe i dashuri vajzes qe mund te ket komunikuar, Se pa info nuk futet kush ne shpi eshte e sigurte. Ka me dhjetra skena te tilla por nuk denoncohen se jane lek pa djerse.

    Përgjigju
    • Kristo: 02/10/2023 15:16

      Njeri qe minimumi dinte permasat e kasafortes. Se kish marr valixhen me ato permasa. Perpara se te pyesi dynjane ajo zonua ben mire te shohi ata qe i hyjne e i dalin ne shtepi

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?