Adrian Bajrami

VIDEO/ Mbrojtësi i Kombëtares shënon në Portugali, i jep fitoren Benficës B

20 Janar, 17:45| Përditesimi: 20 Janar, 17:47

  • Share

Adrian Bajrami i ka dhënë tri pikë Benficës B në Portugali. 21-vjeçari ka shënuar golin e fitores për të tijtë, që mundën 1-2 në udhëtim Mafran, për javën e 18-të në Ligën e Dytë të Portugalisë.

Mbrojtësi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 61-të, ndërkohë që më herët rezultati ishte 1-1. Tanimë Bajrami ka nisur të jetë pjesë e ekipit të parë të "Shqiponjave", ndërsa te ekipi B ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit duke dhënë kontributin e tij edhe me gola.

Me kontratë deri në verën e 2025, duket se Benfica ka në ekip një mbrojtës të së ardhmes. Me ekipin A të Shqipërisë Bajrami ka luajtur tre takime, teksa është në listën e ngushtë të lojtarëve që preferohen nga trajneri Sylvinho.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?