Neritan Liçaj, Olta Daku dhe Erion Veliaj

Mbështetje nga Bashkia Tiranë, Neritan Liçaj pjesë e një komedie, Veliaj e promovon

3 Dhjetor 2020, 13:25| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 13:39

  • Share

Edhe pse ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Erion Veliajt për projektin e ndërtimit të një teatri të ri kombëtar, duke u shprehur se artistët nuk do të kenë vend ku do të japin shfaqje, Neritan Liçaj ka vijuar normalisht ushtrimin e profesionit të tij.

Jo vetëm që nuk është penalizuar, por aktori Neritan Liçaj ka marrë edhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për të qenë pjesë e një komedie e cila është vënë në skenë. Madje e gjithë kjo shfaqje është promovuar edhe në faqen e Facebook-ut nga vetë Kryebashkiaku Veliaj i cili nuk ka mbajtur asnjë mëri.

"Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë", një nga komeditë bashkëkohore më të suksesshme e më të zgjuara të viteve të fundit. Një miksim i komedisë dhe dramës, sjellë me profesionizëm nga aktorët: Yllka Mujo, Olta Daku, Neritan Liçaj, Zamira Kita, Bes Bitraku Paola Kodra, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe asaj Korçë. Mos e humb këtë shfaqje fantastike”, shkruan Veliaj në Facebook.

( Kliko këtu ) për të shikuar videon

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 03/12/2020 13:47

    Ne fakt Liçaj nuk eshte kritik me Veliajn, se te ishte ashtu do ishte i mirepritur, por shfaq simptomat e nje te semuri psikik qe vjell vetem urrejtje me nje gjuhe vulgare qe s'i shkon kostumit te artistit. Gjithesesi nuk meriton te izolohet profesionalisht per keto difekte te personalitetit te vete. Shume mire qe e kane perfshire ne projekt dhe shume mire qe edhe Veliaj nuk tregohet primitiv qe t'i mbaj inat deri ne ate pike sa mos ta shfaq pjesen ne murin e tij, apo mos t'i permendi emrin fare ne tekst.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?