Mbappe në pallatin Elysee

VIDEO/ Mbappe pritet me ceremoni në pallatin Elysee, Macron dhe presidenti i PSG tentojnë t’i mbushin mendjen që mos të largohet

27 Shkurt, 22:34| Përditesimi: 27 Shkurt, 22:41

  • Share

Si rrallë kush mund ta imagjinonte, presidenti i Francës Emmanuel Macron është angazhuar sërish për të bërë të mundur që një prej lojtarëve më të mirë të futbollit në ligën franceze, të mos largohet nga PSG.

Macron ka organizuar një darkë ku ka ftuar futbollistin Kylian Mbappe dhe presidenti i PSG, Nasser Al Khelafi dhe Emirin e Katarit.

Mbappe ka mbërritur në pallatin Elysee ku zakonisht rezervohen pritje për zyrtarë shtetërorë.

Siç raportohet, PSG nuk do të përpiqet t’i ofrojë sulmuesit francez një kontratë të re.

Lojtari duket se ka tashmë planet tjera dhe vështirë se mund të bindet nga treshja që të qëndrojë në Paris.

25 vjeçari tashmë ka vendosur se dëshiron të luajë vetëm për Real Madridin dhe raportohet se tashmë ka nënshkruar marrëveshjen me Los Blancos.

Por, Macron, Al Khelaifi dhe Emiri i Katarit do të bëjnë çmos që t’i ndryshojnë mendjen Mbappes që të rinovojë kontratën me PSG-në e cila i skadon në 30 qershor të këtij viti dhe mund të largohet i lirë nëse sonte nuk ndodh ndonjë ‘mrekulli’.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?