Mariah Carey dhe Joe Biden

VIDEO/ Mariah Carey takohet me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë

23 Dhjetor 2023, 14:56| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 14:58

  • Share

Mariah Carey dhe presidenti amerikan Joe Biden u takuan në Shtëpinë e Bardhë në një video të shpërndarë në Instagram, duke e kthyer bisedën e vogël në një turne madhështor të dekorimeve të Krishtlindjeve nën tingujt e këngës klasike të Krishtlindjes, “All I Want For Christmas Is You”.

Në klip, “Mbretëresha e Krishtlindjeve” i shtrëngon dorën Presidentit teksa të dy shprehin admirimin e tyre reciprok.

Më pas, Carey dhe Presidenti bëjnë një turne në Shtëpinë e Bardhë, me hitin e festës në sfond, raportojnë mediat e huaja.

Diva e popit dhe binjakët e saj 12-vjeçarë, Moroccan dhe Monroe, shihen duke pozuar për një foto me Biden, dhe më pas Carey shihet duke varur një stoli në pemë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?