Festa e Sassuolo-s

VIDEO/ Marash Kumbulla 'skuqet' në Serie A, Roma mposhtet nga Sassuolo mes 7 golash

13 Mars 2023, 09:34| Përditesimi: 13 Mars 2023, 09:35

  • Share

Në "Olimpico", Roma vendase humbi 3-4 me Sassuolon për javën e 26-të në Serie A. Miqtë kaluan në avantazh të dyfishtë me dopietën e Lauriente në minutat 13 dhe 18, para se Zalewski të shkurtonte për 1-2. Në të 45+4 ishte Berardi që shënoi për 1-3. Edhe pjesa e dytë foli për miqtë, që shënuan me Pinamontin, teksa Dybala dhe Uijnaldum dërguan topin në rrjetë te Roma. Te vendasit ndikoi dalja me karton të kuq e Kumbullës në minutën 45+3, teksa skuadra e Mourinhos luajti me një lojtar më pak për një pjesë. Roma me 47 pikë mbetet në vendin e pestë, ndërsa Sassuolo me 33 pikë ngjitet në vendin e 13-të.


Lajmi kryesor:

Juventus fiton në shtëpi dhe sheh nga Federata, Roma 'turpërohet' nga Sassuolo! Kumbulla e djallos (VIDEO)


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?