Sulmuesi shqiptar Rey Manaj

VIDEO/ Manaj hero i Sivassporit, goli i shqiptarit rikthen ekipin te fitoret pas 2 humbjeve

4 Prill, 10:02| Përditesimi: 4 Prill, 10:07

  • Share

Rey Manaj ndoshta nuk shkëlqeu me kombëtaren, por sulmuesi kuqezi është treguar edhe njëherë vendimtar për Sivasporin në Turqi. 27-vjeçari riktheu ekipin e tij te fitoret në kampionat pas dy humbjeve, pasi realizoi golin e vetëm të sfidës kundër Karagumruk.

Në minutën e 88 Manaj uli një kros në zonë dhe më tej nuk e pati të vështirë të mposhte portierin kundërshtar. Ky realizim për shqiptarin ishte i 20 këtë sezon, 16 prej të cilëve në Superligën turke.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?