VIDEO/ Magjepsën në Seria A, shqiptarët Çuni dhe Ibrahimovic vlerësohen me nota të larta

7 Nëntor 2023, 09:57| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 12:23

  • Share

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Marvin Çuni ka realizuar golin e parë në Seria A. 22-vjeçari shpiku një magji, duke ndëshkuar me thembër Empolin e Ismajlit dhe Berishës në fitoren 2-1 të Frosinonës. Për më tepër ‘bomberi’ i vogël u shërbye nga një tjetër shqiptar, Arijon Ibrahimovic, i cili më vonë do të rezultonte autori i golit të dytë për Frosinonen. Për t’u veçuar që Çunit iu anulua një gol për pozicion milimetrik jashtë loje kur rezultati ishte 0-0. Ky padiskutim ishte një derbi shqiptarësh në Itali, pasi në fushë ishin katër kuqezinj.

Mediat italiane e vlerësuan Marvin Çunin me notën 7, ndërsa Arijon Ibrahimin, i cili njihet si Ibrahimovic-i i ri me notën 7.5. Ai është futbollisti i parë i vitit 2005 i cili realizon në Seria A. 17-vjeçari është me origjinë nga Kosova, por luan për përfaqësueset e moshave të Gjermanisë.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?