Bonucci me tifozët e Juves

VIDEO/ 'Lukakun nuk e duam', tifozët e Juventusin mbështesin Bonuccin dhe shajnë në kor Cuadradon

17 Korrik 2023, 11:40| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 11:55

  • Share

Lojtarët e Juventusit kanë mbërritur në JMedical për testet para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri. Të shumtë kanë qenë fansat bardhezinj, të cilët kanë protestuar për një afrim të mundshëm të Lukakut te Zonja, teksa kanë ofenduar në kor Cuadradon për kalimin te Interi. Tifozët janë në mbështetje të Bonuccit, me këtë të fundit që iu kërkua një largim nga klubi.

“Ne Lukaku nuk e duam”, ishte thirrja që u dëgjua disa herë jashtë portave të qendrës mjekësore këtë të hënë që shënon fillimin e një jave vendimtare për merkaton. Në ditët në vijim pritet një ofertë konkrete nga Paris Saint Germain për Vlahovicin , i cila duhet të zhbllokojë marrëveshjen me Chelsean për sulmuesin belg.

"Vullneti im është të qëndroj", tha Bonucci. Lajme priten edhe për të ardhmen e Bonuccit, i cili nuk bën më pjesë në planet e klubit. Mbrojtësi vazhdon të stërvitet i veshur me ngjyrat bardhezi dhe u ka dërguar një mesazh të qartë tifozëve me të cilët është ndalur për foto dhe autografe: “Vullneti im është të qëndroj, faleminderit për gjithë dashurinë”, dëgjohet të thotë Bonucci.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?