Festa e Liverpool

VIDEO/  Liverpool 'prek' fazën me eliminim në Europa League, 'shuplakë' 5-1 ndaj Toulouse

26 Tetor 2023, 22:54| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 22:56

  • Share


Liverpooli fitoi 5-1 kundër Toulouse për raundin e tretë në grupin E të ndeshjeve në Europa League. Djemtë e Klopp kanë nëntë pikë të plota pas gjysmës së ndeshjeve në grupe, duke hedhur një hap të sigurt për kalimin më tej. Ndeshja në "Anfield" u zhbllokua pas nëntë minutash nga Diego Jota që kaloi vendasit në epërsi. Goli i barazimit u shënua nga Dallinga në të 16 minutë, para se Endo dhe më pas Nunez të shënonin dy herë të tjera për Liverpool për 3-1. Në pjesën e dytë ishte Gravenberch që shënoi golin e katërt dhe Salah të pestin. Pas ndeshjes së tretë Liverpool me nëntë pikë është në krye, me Toulouse që ka katër pikë për vendin e dytë, më pas Royale Unuin dhe LASK.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Roma, Leverkusen dhe Liverpool bindin në Europa League, West Ham 'bie' ndaj Olympiacos! Atalanta ngec me Gjimshitin në fushë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?