Kapiteni i Arsenal dhe Pep Guardiola që 'sheh' trofeun

GOLAT/ Liverpool dhe Arsenal turpërohet në shtëpi, Manchester City merr kreun e Premier League

14 Prill, 19:42| Përditesimi: 14 Prill, 22:26

  • Share

Premier League e futbollit në Angli zhvilloi tre ndeshjet e së dielës, të vlefshme për raundin e 33-të. Në këto duele pati surpriza, me Liverpool që u mposht 0-1 nga Crystal Palace dhe largohet nga vendi i parë. Edhe Arsenal humbi 0-2 me Aston Villan, teksa në krye ngjitet Manchester City. Fulham siguroi tri pikë në udhëtim duke mundur 0-2 West Hamin, me Brojën që mori disa minuta në fund. 

Në "Anfield", Liverpool bëri "vetëvrasje" në garë për titullin kampion duke u mposhtur 0-1 nga Crystal Palace. Një gol i Eze në minutën e 14-të vendosi duelin, teksa djemtë e Klopp nuk ishin të fuqishëm për të marrë pikë. Kjo është humbja e dytë radhazi për Liverpool në "Anfield", gjë që nuk ndodhte prej 2017.

Derbi i vogël i Londrës foli për Fulham, që mundi 0-2 West Hamin. Pereira me dopietë i dha tri pikë djemve të Silvës, teksa Armando Broja u fut vetëm disa minuta në fundin e lojës, konkretisht në shtesën e dytë duke zënë vendin e Muniz.

Ndërkohë në "Emirates" Arsenali humbi 0-2 nga Aston Villa dhe bashkë me ndeshjen humbi edhe shansin për të marrë kreun e Premier League, duke ia "dhuruar" Manchester Cityt. Pjesa e parë në Londër u mbyll pa gola, teksa Bailey në të 84 minutë dhe Uatkins në 87 shënuan për djemtë nga Birminghami.

Kështu, pas javës së 33-të në Premier League prin Man. City me 73 pikë, dy më shumë se Arsenal dhe Liverpool që ndjekin. Aston Villa merr vendin e katërt.

Premier League, raundi 33:

E dielë

VIDEO/ Liverpool 0-1 Crystal Palace

West Ham 0-2 Fulham

VIDEO/ Arsenal 0-2 Aston Villa

Renditja:

Ora 22:24
Klopp pas humbjes së dhimbshme në shtëpi: Ishte budallallëk dhe do më duhet pak kohë për ta kapërcyer

1713126311_1696451511jurgenklopp.jpg
Trajneri gjerman ishte shumë i zhgënjyer me paraqitjen e Liverpoolit në pjesën e parë. Në këtë mënyrë skuadra nuk e meriton titullin kampion.

Liverpooli pësoi një tjetër disfatë, këtë herë në kampionatin anglez dhe kështu humbi mundësinë për të qenë në krye të tabelës së Premier League. Crystal Palace festoi 0-1 në stadiumin ikonik 'Anfield' dhe pas ndeshjes trajneri Jurgen Klopp ishte në humor të keq.

Ai ishte i hutuar nga performanca e të besuarve të tij në pjesën e parë. Do të duhet pak kohë për ta kapërcyer disfatën, kjo ishte tema e Klopp. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Eberechi Eze.

"Crystal Palace na shkaktoi shumë probleme në pjesën e parë, të cilat nuk ia zgjidhëm dot në pjesën e dytë... nëse luajmë kështu, pse duhet ta meritojmë të bëhemi kampionë? Nëse luajmë ashtu siç jemi në pjesën e dytë, atëherë historia mund të jetë ndryshe. Ishte vërtet, vërtet budallallëk sot. Do të më duhet kohë për ta kapërcyer këtë”, tha Klopp.

Liverpool tani përballet me ndeshjen e kthimit në Europa League, ku përmbysja do të jetë mision i pamundur me Atalantën, kjo pas humbjes 0-3 në ndeshjen e parë.

Ora 21:56
Arsenal 'i fali' kreun Cityt, Mikel Arteta: Duhet të reagojmë me Bayern Munich

1713124645_1706629720mikelarteta.jpg
Arsenali humbi 0-2 me Aston Villan dhe bashkë me ndeshjen humbi mundësinë për kreun e Premier League. Pas ndeshjes për mediet foli Mikel Arteta, trajneri i "Topçinjve". Spanjolli kërkon reagim.

"Dy paraqitje shumë të ndryshme. Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, një nga pjesët më të mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër një ekipi të madh. Duhet të ketë pasur tre ose katër raste për gol ose më shumë. Nuk arritëm të shënonim dhe kjo u reflektua në pjesën e dytë. Ne nuk vazhduam me lojën e mirë dhe pësuam dy gola shumë të këqij", tha trajneri.

Ndeshja e radhës për Arsenal është të mërkurën kundër Bayern Munich, për çerekfinalen e kthimit në Champions League. Sfida e parë përfundoi 2-2 në Londër.

“Ne kemi mundësinë më të mirë për të reaguar ndaj Bayernit, të mërkurën. Ekipi duhet ta tregojë. Nëse dëshiron të fitosh, duhet t’i kapërcesh këto situata”, tha Arteta.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?