Goli i Messit

VIDEO/ Lionel Messi tjetër nivel, Argjentina fiton 0-2 në transfertë

18 Tetor 2023, 10:03| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 10:04

  • Share

Në stadiumin "Kombëtar" në Lima, Peruja vendase u mposht 0-2 nga Argjentina, për raundin e katërt kualifikues të Kupës së Botës. Mes 43 mijë të pranishmëve ishte Lionel Messi që shkëlqeu sërish edhe pse në moshën 36-vjeçare. Kapiteni i kampionëve të botës në fuqi shënoi dopietë në minutat 32 dhe 42, duke ia bërë më të lehtë tri pikët djemve të Scalonit. Pas këtij suksesi, Argjentina kryeson grupin me 12 pikë të plota dhe me këtë ritëm duket se do jetë mes gjashtë emrave që dalin nga ky grup për në Botërorin 2026.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Messi 'show' me dopietë, Argjentina me një këmbë në Botëror! Uruguai thyen Brazilin pas 22 vitesh dhe i prish rekordin


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?