Goli i Lionel Messit

VIDEO/ Lionel Messi s'njeh moshë, sulmuesi 'kirurgjikal' nga goditja e dënimit te Argjentina

8 Shtator 2023, 10:29
  • Share

BUENOS AIRES - Argjentina fitoi 1-0 kundër Ekuadorit në raundin e parë kualifikues për Kupën e Botës 2026, në zonën e Amerikës Latine. Në stadiumin "Monumental" në Buenos Aires, kampionët e botës në fuqi iu falën perlës së Lionel Messit.

Duhej minuta e 78-të e ndeshjes që Albicelestet të gjenin epërsinë nga goditja e dënimit, me Messin që i jep tri pikë të tijve. Edhe pse në moshën 36-vjeçare, "Pleshti" ka treguar se nuk njeh moshë, duke bërë që forma e tij sportive të jetë e njëjtë me atë te Inter Miami, ku ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshjet e Kupës së Ligës.

Me këtë sukses në raundin e parë, Argjentina mban kreun e renditjes me tre pikë, njësoj sa ka edhe Kolumbia. Më pas vijnë Paraguaji dhe Peruja. Për t'u theksuar se Brazili ende nuk ka luajtur ndeshjen e vet.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?