Video/Lewandowski me pushime
luan futboll me fëmijët grekë

19 Korrik 2016, 15:28| Përditesimi:

  • Share
Robert Lewandowski është duke shijuar pushimet në Greqi para se t’i rikthehet stërvitjes me Bayern Munich javën e eparë të Gushtit. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes po shëtiste në ishullin Naxos, Lewandowski është ndeshur me një grup fëmijësh që po luanin futboll në rrugë. 

Po çfarë është ajo që bëri një nga sulmuesit më të mirë në botë? Ai ka nuk ka tentuar aspak t’i injorojë ata apo të bëjë sikur nuk i ka parë, me thjeshtësinë e një lojtari të madh i është bashkuar lojës së fëmijëve për disa minuta duke realizuar ëndrrën që çdo fëmijë ka: të takojë apo të luajë me një futbollist të talentuar.

Ky veprim i admirueshëm i futbollistit ka mundësuar një kujtim të bukur që do të zgjasë gjatë në memorien e atyre fëmijëve që vështirë të kenë pasur ndonjëherë lojë më të bukur se ajo.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?