VIDEO LAJM/ Stuhia 'shuan' tufën e harabelave në Podgoricë

5 Gusht 2020, 20:33| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 20:52

  • Share

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme edhe vendin fqinj, Malin e Zi. Si pasojë e stuhisë në Podgoricë janë filmuar një numër i madh harabelash të ngordhur. Ata gjenden kudo, në trotuare, parqe, në zonën e Pazarit deri në Qendrën Shëndetësore të Podgoricës. Sipas Ornitologu të Qendrës për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve Bojan Zekoviç, shkak për këto pamje është bërë stuhia e cila i ka gjetur të papërgatitur tufat e zogjve.

"Duke pasur parasysh ndryshimin e klimës dhe rritjen e ngrohjes globale, stuhitë do të jenë më të forta dhe më shkatërruese dhe këto skena do të jenë më të shpeshta”,  shkruan ornitologu Zekoviç në rrjetet sociale.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?