Martinez dhe Mbappe

VIDEO/ Kylian Mbappe e ka mendjen te finalja e humbur në Katar, sulmuesi bën gjestin e Emi Martinez

23 Janar 2023, 21:59| Përditesimi: 23 Janar 2023, 22:00

  • Share

Kylian Mbappe ka imituar Emiliano Martinez dhe gjestin e portierit të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës. Pas marrjes së trofeut për portierin më të mirë të kompeticionit, Martinez bëri një gjest që u përfol në media. Tanimë diçka të tillë e ka bërë edhe Mbappe, një nga më të sulmuarit e tifozëve pas humbjes së Francës në finalen e Dohas.

Ylli i PSG është filmuar duke vendos një trofe në formën e Martinez. Vendosja e trofeut në gjenitale solli kritika të shumta për Martinez, me portierin e Albiceleste që nuk u mjaftua me kaq por e ktheu Mbappe në një kukull në rrugët e Buenos Aires.

I pyetur për festën e Martinez, Mbappe disa javë më parë thoshte se nuk i interesonte. "Festimi nuk është problemi im. Nuk duhet të shpenzosh energji për gjëra të kota", thoshte Mbappe.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?