Francis Ford Coppola

VIDEO kur regjisori i madh i Hollivudit Coppola, flet shqip: Mëngjesi, kështu thoshte gjyshi im!

20 Janar 2023, 19:24| Përditesimi: 20 Janar 2023, 19:45

  • Share

Regjisori Francis Ford Coppola ka fituar zemrën e shqiptarëve, jo vetëm me filmat e tij, por edhe sepse gjatë një interviste ai ka zgjedhur që të përshëndes gazetarin CNBS, Jay Leno shqip.

Në fillim të intervistës, Coppola dëgjihet teksa thotë “Mëngjesi.” “Mëngjesi” - ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar - “Nuk e di se çfarë do të thotë kjo?”

- “Domethënë se nuk ka njeri këtu', bën shaka regjisori i madh duke shtuar; "kështu thoshte gjyshi im kur i uronte mirëseardhjen dikujt” - sqaron Francis Coppola…

Komentuesit në faqen zyrtare të gazetarit e kanë vënë në dukje këtë fjali të regjisorit dhe bëjnë lidhjen se gjyshi i Coppola mund të ketë qenë arbëreshë që janë zhvendosur në Itali dhe i kanë mbetur disa fjali shqip.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thot: 21/01/2023 09:25

    Arbëror=Arbëresh=Arbëreshi=Arvanitas=Arvanitas=Arnauti=Shqipëtar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?