VIDEO/ Kryebashkiaku i Athinës mbështet Veliajn për zgjedhjet e 14 majit: I talentuar dhe punëtor! E ka transformuar Tiranën në një qytet modern

22 Prill 2023, 18:16| Përditesimi: 22 Prill 2023, 18:31

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, i ka uruar homologut të tij kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt fitore në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi mbështetës, Kostas Bakoyannis thekson se Tirana nën drejtimin e Veliajt, në një kohë shumë të shkurtër është transformuar në një qytet modern, të gjallëruar, dinamik dhe metropolitan.

Në përfundim të fjalës së tij, ai u ka bërë thirrje grekëve që të vizitojnë Tiranën duke theksuar transformimin e kryeqytetit shqiptar.

“Përshëndetje nga Athina! Kam kënaqësinë të përcjell këtë mesazh dhe të mbështes mikun tim të mirë dhe të shtrenjtë Erion Veliaj. Të gjithë ju e njihni Erionin!

Ai është ambicioz dhe i kompletuar. Ai është i talentuar, shumë punëtor dhe karizmatik. Kam kaluar orë të tëra duke diskutuar me Erionin dhe duke ndarë dashurinë dhe entuziazmin e tij për Tiranën. Në një kohë relativisht të shkurtër, Tirana u bë kryeqyteti i rinisë, kulturës dhe sportit. Në një kohë shumë të shkurtër, kushdo që viziton Tiranën, ka mundësinë të shikojë transformimin e Tiranës moderne, të gjallëruar, dinamike, metropolitane. Ndaj është mirë të shkoni ta vizitoni.

Erion, të uroj shumë fat dhe suksese!”, shprehet Kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.

Bakoyannis është zgjedhur në krye të bashkisë së Athinës në vitin 2019. Edhe pse i djathtë, në partinë ‘Nea Demokracia; që është parti simotër e PD-së, kryebashkiaku i Athinës nuk ka ngurruar të shprehë vlerësimin dhe mbështetjen për homologun e tij socialist.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?