VIDEO/ Krisje në marrëdhënien me Heidin, për çfarë u zhgënjye Romeo?

23 Shkurt, 14:34| Përditesimi: 23 Shkurt, 14:38

  • Share

Një nga çiftet simpatik në Big Brother, Romeo dhe Heidi duket se kanë pasur një diskutim të vogël  mbrëmjen e djeshme.

Duket se Heidi ka mbështetur Julin në debatin që ai ka bërë me Romeon. Në këtë pikë Romeo ka mbetur i zhgënjyer nga Heidi dhe si pasojë e kësaj është distancuar nga kjo e fundit.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhi në vijim me çiftin.

Pjesë nga biseda në oborr:

Heidi: Do më thuash se çfarë ke se e kam fiksim tani. Ma thuaj

Romeo: Dëgjo, nuk dua të ndikoj fare tek ty. Fjalia jote atje, përball Eglës dhe Gazit nuk më pëlqeu fare.

Heidi: Çfarë fjalie thashtë?

Romeo: Unë nuk kam ndikuar asnjëherë tek zgjedhjet e tua, tek qëndrimet e tua.

Heidi: E vërtetë, po çfarë thashë?

Romeo: Këtë the: Ju të gjithë, Gazi dhe Romeo dhe shumë të tjerë, sulmuat Julin.

Heidi: Por nuk e kisha aty, doja të flisja me Gazin ashtu

Romeo: Po pra, po të mbrosh atë me emrin tim…

Heidi: Nuk po e mbroj atë me emrin tënd, nuk ishte ashtu

Romeo: Pra të gjithë ata sulmuan Julin. Lëre tani si muhabet

Heidi: E ke seriozisht?

Romeo: Nuk e kam diskutuar kurrë.

Heidi: Nuk kisha ndërmend të përmendja emrin tënd fare gjithësesi. Nuk e kisha seriozisht.

Romeo: Unë po të thërrisja por nuk po më dëgjoje.

Heidi: E ke marrë keq. Nuk e kam bërë në atë kuptim

Heidi: Ke këtë ide, mbaj këtë ide dhe vazhdo

Romeo: Ok (largohet Romeo)

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?