Kisha e Shën Mërisë

VIDEO nga kisha e rilindur e “Shën Mërisë” në Barmash, monument kulture i Kolonjës

23 Shkurt, 12:17| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:29

  • Share

Kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale pamje të kishës së rilindur të “Shën Mërisë” në Barmash të Kolonjë, monument kulture i kategorisë së pare.

Me financim të ministrisë së Kulturës,  përfunduan punimet për restaurimin e kishës e cila gjatë viteve të fundit kishte pësuar dëmtime, kryesisht në çati dhe afreske

Punimet nxorën në pah kishën, gjurmët e narteksit dhe elementët përbërës të tij, duke ruajtur vlerat e kësaj pasurie kulturore e cila i përket shekullit XVI.

Këto ndërhyrje restauruese u kryen me investime të buxhetit të shtetit, nën mbikëqyrjen e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Korçë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?