Kiara dhe Luizi

VIDEO/ Kiara Tito është shtatzënë? Fansave nuk u ‘shpëtoi’ detaji nga festa e përvjetorit të martesës së prindërve të saj

30 Gusht 2023, 15:36| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 15:39

  • Share

Pasi hodhi poshtë aludimet se është në pritje të ëmbël, një video e Kiara Titos nga festa madhështore e përvjetorit të martesës së prindërve të saj, ka nxitur fansat të dyshojnë edhe më shumë se ajo është shtatzënë.

Ditën e djeshme prindërit e moderatores, festuan për 30 vitet e tyre të dashurisë dhe mes njerëzve të zemrës ata kërcyen dhe festuan për vitet krah njëri-tjetrit.

Përveç pamjeve nga festa madhështore, një tjetër video është duke bërë namin në rrjet.

Syrit kritik të ndjekësve nuk i ka shpëtuar momenti ku moderatorja shihet duke kërcyer dhe barku i saj ka marrë të gjithë vëmendjen.

Fansat janë të bindur se moderatorja është në pritje të ëmbël, pasi në këto pamje barku i Kiarës shihet paksa i rrumbullakosur.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?