Goli i Selahit dhe Sylvinho

VIDEO/ Kërkon ftesën e Sylvinhos, Lindon Selahi shënon supergol në Kroaci! Rijeka me 'një dorë' te titulli kampion

30 Mars, 19:17| Përditesimi: 30 Mars, 19:19

  • Share

Rijeka fitoi këtë të shtunë 0-3 kundër Rudar në udhëtim për raundin e 28-të në elitën e futbollit kroat. Një nga golat e miqve, përkatësisht ai i tretë u shënua nga Lindon Selahi.

Mesfushori shqiptar nuk u mendua dy herë dhe lëshoi një të djathtë të fortë nga jashtë zone, e cila pasi kaloi të gjithë mbrojtësit u ndal në rrjetën e Ciban. Me këtë sukses Rijeka shkëputet në krye të renditjes dhe është 'me një dorë' te titulli kampion.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm në mesfushën e kroatëve është edhe Selahi, mesfushori që ka luajtur 4 ndeshje me kombëtaren shqiptare, por që prej kohësh ka "humbur kontaktet" dhe kërkon një ftesë nga Sylvinho, gjë që e ka bërë të ditur edhe pak ditë më parë për mediet kroate.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?