Silvio Berlusconi

VIDEO/ 'Keni një autobus me prostituta nëse fitoni me Milanin dhe Juventusin', Silvio Berlusconi motivon ndryshe skuadrën e Monzës

14 Dhjetor 2022, 15:51| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 15:57

  • Share

Presidenti i Monzës në Serie A, Silvio Berlusconi ka motivuar ndryshe skuadrën italiane. Në mbrëmjen e Krishtlindjeve të organizuar dje në darkë, Silvio dëgjohet të thotë se nëse skuadra mund ekipet e elitës si Milan apo Juventus, ai ka për të dërguar në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta.

Ish-kryeministri 86-vjeçar i Italisë është i përfolur për skandalet seksuale dhe raportet me partneret shumë më të reja në moshë dhe një fjalim i tillë është në vijimin e diskurit të Berlusconit, i cili ka marrë edhe kritika pas këtij fjalimi.

"Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj dhe nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta”, u shpreh 86-vjeçari.

Daniela Sbrollini, një senatore nga partia e opozitës qendrore "Rroftë Italia", e quajti atë "gjuhën e zakonshme mizogjene nga Berlusconi: një shaka me shije të keqe që të lë pa fjalë".

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/12/2022 03:32

    Berlusconit i ka depertuar ne tru //dylli// qe perdor per te prezervuar veten nga fati qe i ka percaktuar natyra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?