Momente nga ndeshja

VIDEO/ Kategoria e Parë leksion tifozësh Superligës, AF Elbasani dhe Flamurtari barazojnë 1-1! VAR-i anulon festën e vlonjatëve, Nevil Dede 200 ndeshje në stol

4 Shkurt, 19:14| Përditesimi: 4 Shkurt, 19:21

  • Share

Mund të ishte një ndeshje e denjë për elitën e futbollit shqiptar, por AF Elbasani dhe Flamurtari barazuan 1-1 në ''Elbasan Arena", duel ky i vlefshëm për raundin e 19-të në Kategorinë e Parë.

Përballja kishte më shumë se pesë mijë tifozë në stadium, një leksion për garën e munguar në Superligë edhe falë formulës "Final 4". Pjesa e parë në Elbasan u mbyll 0-0, teksa vendasit e Nevil Dedes patën raste më të mira.

Në të 55 minutë ishte djali i shtëpisë, Ardit Hila, që me kokë kaloi Elbasanin në avantazh. Miqtë e Eqerem Memushit u ndëshkuan me karton të kuq në të 77 minutë, kur Sebastian La Torre la të tijtë me një lojtar më pak.

Në minutën e 83 Vasil Shkurtaj vendosi ekuilibrat me kokë, teksa fundi i ndeshjes ishte dramatik. Indio Oliveira shënoi golin e përmbysjes për vlonjatët, ndërsa Laver Alla u konsultua me VAR-in dhe për një faull në nisje të aksionit anuloi gjithçka.

Kështu dy skuadrat ndajnë nga një pikë, me Eqerem Memushin që debutoi në stolin e kuqezinjve në rikthimin pas 15 viteve me barazim. Nga ana tjetër, trajneri i AF Elbasanit, Nevil Dede drejtoi nga stoli ndeshejn numër 200 si profesionist.

Pas javës së 19-të, Bylis me 45 pikë (dhe një ndeshje më pak) kryeson renditjen e Kategorisë së Parë, duke lënë pas AF Elbasanin me 43 pikë. Vora, Flamurtari, Apolonia dhe Korabi vijojnë më pas në zonën e promovimit. Besa, Kastrioti, Tomori dhe Luzi ndodhen në zonën e ftohtë.

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?