VIDEO/ Kapet mat hajduti i banesave në Shkodër, momenti kur arrestohet brenda shtëpisë ku po vidhte

6 Shkurt, 14:21| Përditesimi: 6 Shkurt, 14:22

  • Share

Një 39-vjeçar është kapur mat nga policia teksa ka qenë duke vjedhur një banesë në Vaun e Dejës.

Siç shihet në video, 39-vjeçari është arrestuar brenda në banesën që ka qenë duke vjedhur.

“Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.

Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zeri popullit: 06/02/2024 15:50

    O grupi shurupi, po kush i han keto perralla ore, gjasme e keni kapur ne flagrance ne mes te pyllit kur e gjith policia e Shkodres spo kapni dot hajdutet ne mes te Shkodres ku po vjedhin apartamente ne seri... dhe e din fort mir per cilin grup te njohur hajdutesh e kam fjalen...

    Përgjigju
    • Scutari: 09/02/2024 00:59

      Nuk ka vjedhje në Shkodër! Mos shpif!!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?