Foto nga sekuestrimi i drogës

VIDEO/ Kapen 800 kilogramë kokainë në Kolumbi me vlerë 27 mln$, droga trafikohej me anije drejt SHBA ose Evropës

23 Janar, 09:37
  • Share

Një anije gjysmë-zhytëse që mbante rreth 800 kilogramë kokainë në bord eshte kapur nga Marina Kolumbiane mbrëmjen e të dielës teksa po lundronte në ujërat e vendit.

Anija gjysmë-zhytëse kishte një gjatësi prej 15 metrash dhe kokaina që ishte në të ishte paketuar në pako të vogla që mbanin të stampuar simbolin e akrepit. Nëse kokaina do të dilte në treg për shitje ajo kapte vlerën e 27 milionë dollarëve.

Autoritetet në Kolumbi kanë arrestuar tre personat që gjendeshin në bord e anijes ndërsa kanë deklaruar destinacioni i saj ishte që të mbërrinte në Shtetet e Bashkuara ose ndoshta në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, Marina Kolumbiane nuk ka pranuar të japë më shumë detaje mbi këtë operacion të saj, raporton Associated Press.

Anijet gjysmë-zhytëse apo nëndetëset po përdoren masivisht përgjatë muajve të fundit nga trafikantët ndërkombëtar për shkak se ato mund të kalojnë pa u pikasur nga autoritetet e vendeve të ndryshme.

Kolumbia konsiderohet si prodhuesi më i madh i kokainës në botë dhe përgjatë vitit 2023 Marina kolumbiane sekuestroi me operacionet e saj 30 tone droge dhe me shume se 5 ton marijuanë.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?