VIDEO/ Kamioni i ngarkuar tulla përplas çdo gjë që gjen përpara pasi nuk i punonin frenat

1 Mars, 19:37| Përditesimi: 1 Mars, 19:58

  • Share

Rrugët e qytetit të Limës në Peru janë tmerruar nga një kamion i madh i ngarkuar me tulla i cili po qarkullonte në mënyrë të pakontrolluar nga shoferi, për shkak të një problemi që kishte me frenat.

Fatmirësisht falë vigjilencës së shoferëve të tjerë, dëmet kanë qenë minimale krahasuar me frikën e një katastrofe të mundshme që të përcjellin pamje.

Sipas mediave, për shkak se kamioni përplas fundin e një makine janë plagosur 5 persona, të cilët aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndalimi ishte i kamionit ishte i vështirë për shkak të ngarkesës me tulla që ai kishte, të cilat u shpërndanë në të gjithë rrugën, duke vënë në rrezik kalimtarët.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?