VIDEO/ Kalaja e Rozafës, mirëseardhja e parë drejt mikpritjes shkodrane

15 Mars, 09:46| Përditesimi: 15 Mars, 09:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga kalaja e Rozafës të cilën e cilësoi si “mirëseardhje e parë drejt mikpritjes shkodrane”.

'Miremëngjes dhe me Kalanë e Rozafës si mirëseardhje e parë e mikpritjes shkodrane, ju uroj një ditë të mbarë'- shkruan Rama.

Tashmë e ndriçuar edhe gjatë mbrëmjes dhe e mirëmbajtur, kalaja tërheq vizitorë në çdo stinë.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat Drinit e Bunës. Kështjella Rozafa është monumenti historik më antik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?