VIDEO/ Përplasen fizikisht deputetët në Kuvendin e Bosnje-Hercegovinës

14 Mars, 22:39| Përditesimi: 14 Mars, 22:45

  • Share

Edhe pse Kuvendi i një shteti supozohet të jetë “fushëbetejë” idesh dhe argumentash, nuk janë të pakta rastet në mbarë botën, kur ai është kthyer në “ring” përleshjesh fizike

Një rast i tillë ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit të Kantonit të Sarajevës të Bosnje-Hercegovinës, ku deputeti i SDA, Haris Zahiragiç dhe ai i NiP, Elvis Vreto, janë përleshur fizikisht.

Fillimisht Zahiragiç iu afrua kryetarit, Elvedin Okeriç (NiP) dhe e kërcënoi verbalisht, moment në të cilin Vreto tentoi për ta qetësuar, por Zahiragiç me shumë agresivitet e shtyu atë.

Kjo bëri që përfaqësues të tjerë të shumtë në përpjekje për t’i qetësuar palët.

Për shkak të përshkallëzimit të debatit në përplasje fizike Okeriç vendosi disa minuta pushim, ndërsa Zahiragiç vazhdoi me ofendime të ashpra ndaj tij.

 

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?