Jurgen Klopp

VIDEO/ Jurgen Klopp s'i fsheh lotët, tifozët e përshëndesin në 'Anfield'! Liverpool 'shuplakë' në FA Cup

28 Janar, 17:50| Përditesimi: 28 Janar, 17:54

  • Share

Liverpool fitoi 5-2 kundër Norwich për raundin e 1/16 të FA Cup, duke kaluar më tej në turin e radhës. Ky ishte dueli i parë në "Anfield" për Jurgen Klopp, trajnerin e të kuqve që vetëm pak ditë më parë njoftoi se do largohej në fundin e sezonit pas nëntë vitesh në stolin e Liverpool.

Klopp është një nga personazhet më të dashur mes tifozëve të Liverpool dhe ata i dhuruan një pritje prekëse pas njoftimit. Stadiumi i mbushur plot i Liverpoolit kishte brohoritma për të, ndërsa i gjithë “Anfield” ishte plot me pankarta, shaje dhe flamuj me emrin dhe fytyrën e Klopp. Gjermani dukej i prekur, ndërsa u mundua t'i fshihet lotët.

Ndërkohë dueli foli për vendasit, që shënuan me Jones, Nunez, Diego Jota, van Dijk dhe Gravenberch.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?