VIDEO/ Jennifer Lopez 'kryqëzohet' në rrjet, i pështyn asistentes në dorë çamçakëzin

26 Mars, 11:57| Përditesimi: 26 Mars, 12:27

  • Share

Një veprim i këngëtares dhe aktores me famë ndërkombëtare Jennifer Lopez ka revoltuar njerëzit në rrjetet sociale.

Videoja e filmuar gjashtë vite më parë është bërë sërish virale dhe po qarkullon në të gjitha mediat. Jennifer shihet teksa është duke ecur në rrugët e qytetit të New York-ut  ka pështyrë çamçakëzin në dorën e asistentes së saj.

Ky veprim ka revoltuar shumë njerëz sa ata janë shprehur me komente shumë të ashpra kundrejt 54-vjeçares.

“Kjo grua ka qenë gjithmonë kaq e neveritshme, nuk ka prova të reja”, tha njëra, ndërsa të tjerë pretendonin se “Sa më shumë dëgjoj për JLO, aq më keq bëhet”.

Megjithatë kishte edhe shumë fansa që e përkrahën duke e justifikuar se ajo po xhironte ndonjë skenë filmi dhe se kjo gjë ishte normale për aktorët.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?