Goli i Jasir Asanit

VIDEO/ Jasir Asani 'në gojën' e UEFA-S: Shënon vetëm golazo

13 Tetor 2023, 10:25| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 10:26

  • Share

Jasir Asani është njeriu i momentit te kombëtarja e Shqipërisë. Në gjashtë ndeshje me kuqezinjtë, shkupjani 28-vjeçar ka shënuar tre gola. Edhe çfarë golash se, spektakolarë.

Realizimi i fundit i mëngjarashit ka bërë që UEFA t'i kushtojë një postim sulmuesit, duke thënë se ai shënon vetëm gola spektakolarë. "Jasir Asani shënon vetëm golazo", shkruan UEFA.

Duket se goli i tij do jetë sërish në listën e më të bukurve të raundit të gjashtë të kualifikuesve, me Shqipërinë që fitoi dje 3-0 kundër Çekisë. Asani ka fituar në dy raste për golat më të bukur të shënuar, në votimet e UEFA-s në faqen e saj.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?