Goli dhe festa e Jasir Asanit

VIDEO/ Jasir Asani me 'perlën' kundër Polonisë, UEFA hap votimin për golin e javës

13 Shtator 2023, 10:17
  • Share

Jasir Asani është në "gojën" e UEFA-s pasi goli i sulmuesit të Kombëtares në fitoren 2-0 kundër Polonisë u vlerësua si ndër katër më të shkëlqyerit e raundit të gjashtë të kualifikueseve të Euro 2024. Në të 37 minutë, mëngjarashi shpiku një goditje diagonale nga e djathta e sulmit, duke befasuar në portë gardianin e Juventusit, Wojciech Szczęsny.

Të gjithë tifozët mund të votojnë golin e Jasirit në faqen e UEFA-s, me votimin që është hapur. Veç golit të sulmuesit kuqezi, edhe Trossard i Belgjikës, Joao Felix i Portugalisë dhe Samorodov i Kazakistanit janë në garë.

Kujtojmë se Shqipëria fitoi 2-0 me Poloninë në "Air Albania" me golat e Asanit dhe Dakut, me kuqezinjtë që katapultohen kështu për momentin në vendin e parë të grupit E kualifikues, ndërsa ndjek Çekia që ka një ndeshje më pak.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?