VIDEO/ Itali, momente tensioni në kampin e Lampedusës! Mbi 7 mijë vetë në 'kafaz'! Emigrantë tentojnë të çajnë kordonin e policisë duan të largohen

13 Shtator 2023, 17:46| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 22:34

  • Share

Momente tensioni në portin e Lampedusës në Itali ku agjentët e Guardi di Finanza po përpiqen të frenojnë qindra emigrantë që kërkojnë të largohen nga kampi i vendosur në Lampedusa

Shumë emigrantë tentojnë të çajnë kordonin. Situata mbetet dramatike në Lampeduza ku ndodhen të paktën 7,000 emigrantë, vetëm 1600 prej tyre u vendosën aty prej mesnatës së djeshme. Njerëz të dëshpëruar dhe që bërtasin teksa tentojn të largohen. Lampedusa i ngjan një kafazi.

Në Itali, sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Brendshme që nga fillimi i vitit janë regjistruar 123 863 emigrantë. Në tre ditët e fundit ka pasur një bum të madh ardhjesh prej 8,141 zbarkimi: 2,073 në 11 shtator, 5,018 të nesërmen dhe 1,050 dje.

 “Jam i rraskapitur, por nuk ka vend as për të rënë përtokë,” thotë një ndërmjetës nga IOM, agjencia ndërkombëtare e migracionit. Struktura e ngritur për ta është e mbipopulluar dhe nuk ka vend as ku të hedhësh mollën.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?