Goli i Empolit

VIDEO/ Ismajli 'zverdhet' nën sytë e Sylvinhos, Bajrami në stol! Empoli 'zhyt' Sampdorian në fundin e Serie A

16 Janar 2023, 22:52
  • Share

Empoli fitoi minimalisht 1-0 me Sampdorian për javën e 18-të në Serie A. Dueli i zhvilluar në stadiumin "Carlo Castellani" u vendos nga goli i Tyrone Ebuehi në minutën e 55 të ndeshjes. Një krosim nga këndi i Marin bëri që vendasit të gjenin golin me vlerën e tri pikëve. Në minutat shtesë Sampdoria barazoi por goli u anullua për prekje të topit me dorë në zonë.

Në këtë duel për vendasit nga minuta e parë luajti Ardian Ismajli që u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Nedim Bajrami qëndroi në stol. Në tribunën e stadiumit ishte edhe trajneri i ri i Kombëtares kuqezi, Silvinho, që monitoroi nga afër gjendjen e Ismajlit që luajti për 90 minuta.

Me këtë fitore Empoli shkon në vendin e 12 me 22 pikë, ndërsa Sampdoria me 9 pikë mban vendin e parafundit në klasifikim.

Goli i Empolit:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?