Pamje nga Vendngjarja

VIDEO/ Policia e gjeti poshtë dyshekut, 38-vjeçari në kërkim vritet pasi hapi zjarr ndaj tyre

30 Nëntor 2022, 20:16| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 20:22

  • Share

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një qytet të SHBA-së, Oklahoma-s, ku sipas pamjeve të një operacioni të publikuar nga Departamenti i Policisë së qytetit ka mbetur i vrarë një 38-vjeçar i cili ishte arratisur nga burgu.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 15 nëntor rreth orës 10:25 me orën lokale në fshatin McLoud, Oklahoma, një qytet që ndodhet në jugperëndim të Oklahoma City, raportojnë mediat e huaja.

Në pamjet e publikuara shihet se 38-vjeçari ishte fshehur poshtë dyshekut të krevatit brenda rulosë, ku në momentin e zbulimit nga një officer se ku ishte I fshehur ai nxorri pistoletën dhe ia drejtoi policisë.

Efektivët menjëherë i zmbrapsën dhe dolën nga ruloja. Për disa çaste ata shkëmbyen të shtëna me armë zjarri, derisa një prej efektivëve e ekzekutoi 38-vjeçarin.

Nga të shtënat u plagos edhe një efektiv i policisë së Oklahomas, i cili u dërgua menjëherë në spital.

Sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit, Johnson ishte fshehur në rimorkio në pronësi të Jennifer Garner, të parkuar në bllokun 14000 të Iron Road.   

“Garner u tha oficerëve se nuk kishte njeri në rulotë, ajo më pas u dha oficerëve lejen për të kontrolluar rimorkion, duke i lejuar tre oficerët të hynin”, tha kapiteni Valerie Littlejohn në një përditësim video për të shtënat.  

Oficerët fillimisht u thirrën në vendngjarje pasi u tha se një i dyshuar me një urdhër jashtë shtetit ishte brenda shtëpisë. 

Sipas zyrtarit të zbatimit të ligjit, Garner u arrestua me ankesë për strehimin e një të arratisuri.

Rreshteri Cody Rodgers, oficeri Mauck dhe oficeri Mçoy, tre oficerët e përfshirë, të gjithë janë vendosur në leje administrative ndërsa zyrtarët kryejnë një hetim. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?