VIDEO/ Ishte me bashkëshorten, sulmohet arbitri i finales së Europa League! Tifozët e Romës 'fluturojnë' karriget kokës

2 Qershor 2023, 10:19| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 10:26

  • Share

HUNGARI - Arbitri anglez i finales së Europa League, Anthony Taylor është sulmuar në aeroport nga tifozë të Romës, të cilëve duket se nuk u ka pëlqyer aspak mënyra se si ai drejtoi finalen e humbur nga ekipi i tyre kundër Sevilla-s.

Anglezi ishte së bashku me bashkëshorten në aeroport, teka italianët "i zunë pusinë" dhe e kanë sulmuar me fjalë ofenduese dhe sende të forta. Veç shisheve të ujit, në drejtim të trajnerit ka "fluturuar" edhe një karrige.

Gjest i shëmtuar dhe i dënueshëm nga tifozët e Romës, të cilët nuk e kanë kapërdirë humbjen në finale. Pas ndodhisë jo të këndshmë, Taylor u shoqërua nga siguria në pjesën VIP të aeroportit në Budapest.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?