VIDEO/ Incidenti në skenë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë teksa po performonte

19 Qershor 2023, 10:17| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 17:50

  • Share

Një incident u shënua në koncertin e këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha në New York të dielën.

Ndërsa po këndonte në skenë nga turma u hodh një telefon celular i cili e goditi këngëtaren në fytyrë.

Videoja është shpërndarë në twitter dhe është bërë virale

Menjëherë disa pjesëtarë të skuadrës së saj ngjiten në skenë për të parë nëse gjithçka është në rregull. Ndërkohë këngëtarja ulet në gjunjë.  

Një tjetër video tregon 33-vjeçaren të rrethuar nga stafi teksa largohet nga skena duke mbajtur duart në fytyrë.

Personi që postoi videon shkruan: Bebe Rexha po nxirret me nxitim nga skena e koncertit në New York pasi dikush hodhi një telefon goditi në fytyrë"

Shumë fansa u indinjuan nga ky veprim pasi ishte një koncert vërtet i bukur ndërsa incidenti la shije të keqe.

 

 

Ora 17:50
Me sy të nxirë e të ënjtur, dalin fotot e Bebe Rexhës pasi u godit me telefon në fytyrë gjatë koncertit

1687189552_beberexha.jpg

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar në Instagram foto pas incidentit në koncert, ku një person e goditi me telefon në fytyrë. Në foton e publikuar nga artisja shqiptare, shihet se goditja ka qenë e fortë pasi syri i është ënjtur e nxirë. Nëna e saj tha se Beba Rexha është qepur në pjesën ku u qëllua nga telefoni.

Pavarësisht incidentit, që shqetësoi shumë fansa të këngëtares, vetë Bebe Rexha, krahas foton shkruan se është mirë.

Ora 16:45
Goditi me telefon në fytyrë Bebe Rexhën gjatë koncertit, arrestohet 27 vjeçari i dyshuar

Nicolas Malvagna nga New Jersey ishte përgjegjës për incidentin, i cili u kap në kamera nga anëtarë të tjerë të audiencës.

Një video e postuar në Twitter tregon momentin kur Bebe Rexha është goditur në fytyrë nga telefoni që i arrestuari hodhi drejt saj.

Fansat dolën menjëherë në rrjetet sociale për të shprehur tronditjen, shqetësimin dhe shqetësimin e tyre.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 19/06/2023 17:59

    Si me qene motra e Mones duket tani qe hongri telefonin ballit or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?