Foto nga sekuestrimi i drogës

VIDEO/ I kishte fshehur poshtë sediljeve së makinës, policia greke sekuestron 75 kg marijuanë, arrestohet shtetasi grek

19 Nëntor 2023, 12:06| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 12:15

  • Share

Policia greke në qytetin Igumenicë, Greqi, ka sekuestruar një ngarkesë të madhe droge brenda një makine tip fuoristradë 'Volvo'. Sipas raportimit janë sekuestruar rreth 75 kg marijuanë.

Mjeti është ndaluar rastëisht nga Qarkullimi Rrugor i Igumenicës për kontroll dokumentacioni, ku për shkak te dyshimeve, mjetit i është ushtruar edhe një kontroll i brendshëm përmes qenit “Lussy”.

Në vende të improvizuara enkas në bazën e gazit dhe poshtë sediljeve te pasagjerit dhe shoferit, janë gjetur dhe sekuestruar 79 pako me 74 kg 886 gram marijuanë raportojnë mediat greke.

Policia greke ka arrestuar drejtuesin, i cili ishte shtetas grek.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?