Politikë

VIDEO/ I kërkojnë të japë dorëheqjen, Basha qetëson demokratët: Uluni të gjithë në kafe, do u qeras unë

31 Maj 2021, 21:52| Përditesimi: 31 Maj 2021, 22:21

  • Share

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe gjatë takimeve të tij me demokratët ku kërkon të vijojë të jetë në krye të PD ka hasur kundërshtinë e disa demokratëve të zemëruar që i kërkon atij dorëheqjen.

Por duket se Basha e ka gjetur zgjidhjen për këtë. Në një video të publikuar nga CNA, Basha gjatë takimit me demokratët në Roskovec, si për t'i qetësuar i ka ftuar për kafe dhe se i kanë të paguara nga ai.

Unë kisha ngarkuar një njeri dhe do ulesha me të. Tani që jemi bashkë, siç jemi, meqe në orën 5 kemi një takim, direkt në kafe për pyetje përgjigje dhe kafen do ja u paguaj unë. Do u qeras unë”, dëgjohet të jetë shprehur Basha.

 

 


Lajmi kryesor:

SHBA e shpalli 'non grata', Basha në vendlindjen e Berishës, kërkon votat e demokratëve duke i thurur lavde ish-kryeministrit: Të gjitha arritjet e mëdha në vend mbajnë vulën e tij


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?