Egnatia me trofeun e Kupës dhe tifozët

VIDEO/ I gjithë qyteti në rrugë, si u pritën futbollistët e Egnatias nga tifozët! 'Hirushja' fitoi Kupën e Shqipërisë

2 Qershor 2023, 12:15| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 12:17

  • Share

Egnatia fitoi 1-0 me Tiranën në finalen e Kupës së Shqipërisë. Dueli i zhvilluar këtë të enjte në "Elbasan Arena" u vendos nga goli i Jackson me penallti në të 114 minutë, me trofeun që shkoi për rrogozhinasit.

Për herë të parë në histori, Egnatia ia del të fitojë një tofe madhor, duke mbyllur një sezon fantastik. Veç Kupës, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e tretë, teksa do marrë pjesë në kualifikueset e Conference League.

Menjëherë pas suksesit të djeshëm, skuadra e Egnatias u kthye në Rrogozhinë, aty ku shumë tifozë kishin dalë të rrugë për të pritur ekipin dhe festuar këtë trofe. Me këngë dhe flakadanë jeshil, tifozët i rezervuan një pritje të ngrohtë futbollistëve të tyre.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?