VIDEO/ I dënuar me burg përjetë, 34-vjeçari bën arratisjen spektakolare

7 Shtator 2023, 14:23| Përditesimi: 7 Shtator 2023, 14:28

  • Share

Një i dënuar me burg përjetë është arratisur nga burgu i Pensilvanisë, SHBA, ndërsa e gjithë skena është kapur në kamera.

Autoritetet amerikane janë vënë në kërkim të Danelo Cavalcante, 34-vjeç, nga Brazili, i cili arriti të largohej të martën nga burgu dhe sipas disa raportimeve, po fshihet në një zonë me pyje të dendur rreth 3 kilometra larg burgut.

Cavalcante ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ishte shpallur fajtor vetëm një javë më parë për vrasjen e ish-të dashurës së tij. Në pamjet e publikuara nga vetë burgu i kontesë, braziliani shihet teksa ngjitet në mënyrë akrobatike në murin e oborrit të burgut, për t’u zhdukur më pas nga kamera dhe nga burgu, raporton CNN.

 Pas arratisjes së tij, policia ka këshilluar banorët të sigurojnë që dyert dhe makinat e tyre që të jenë të kyçura. 

34-vjeçari u dënua për vrasje më 16 gusht në vitin 2021, pasi vrau ish-të dashurën e tij 33-vjeccare me thikë.

Që kur Cavalcante u arratis, motra e Brandao ka thënë se ajo ka jetuar me frikën se çfarë mund t'u bëjë ai dy fëmijëve të motrës së saj, të cilët janë nën kujdesin e saj.

Cavalcante gjithashtu kërkohet për një rast vrasjeje të vitit 2017 në Brazil, në vendin e tij të lindjes, ka thënë një zyrtar i Shërbimit të Marshallëve të SHBA .

Masa të tjera ndaj burgut janë në shqyrtim duke përfshirë edhe shtimin rojeve në oborrin ku dalin të burgosurit.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?