Giacomo Vrioni

VIDEO/ I duhen vetëm 7 minuta, Giacomo Vrioni shënon dopietë në SHBA

10 Prill, 15:32| Përditesimi: 10 Prill, 15:33

  • Share

Kupa e Kampioneve në zonën e Amerikës së Veriut dhe asaj Qëndrore zhvilloi ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale. Club America fitoi 5-2 kundër New England Revolution në "Asteca" të Mexico City dhe kalon më tej.

Për miqtë të dy golat u shënuan nga Giacomo Vrioni. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë në minutën e 58-të dhe iu desh vetëm pak kohë në lojë për të gjetur rrjetën e parë.

Një asist nga Bajraktarevic bëri që Vrioni ta ndalte sferën në rrjetë në të 65 minutë, para se në fundin e takimit të gjente edhe dopietën, por pa i ardhur në ndihmë të tijve. Me rezultatin e përgjithshëm 9-2 Club America kalon më tej, teksa Vrioni ka shënuar dopietë në një nga impiantet ikonë të futbollit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?