Lionel Messi i shënon Australisë

VIDEO/ I duhet vetëm 1 minutë e 19 sekonda, Lionel Messi shënon golin më të shpejtë në karrierë

15 Qershor 2023, 14:45| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 15:50

  • Share

Argjentina dhe Australia zhvilluan këtë të enjte një ndeshje miqësore në Pekin. Kampionët e botës kanë treguar pse janë të tillë, duke zhbllokuar ndeshjen pas vetëm dy minutave lojë. Është dashur një goditje "kirurgjikale" nga Lionel Messi, me djemtë e Scalonit që morën avantazhin shpejt.

Një gabim nga "Kangurët" bëri që Enzo Fernendez të jepte pasin final për "Pleshtin", që ka shmangur dy mbrojtës dhe me një të majtë të saktë e ndali sferën pas krahëve të Ryan. Pas vetëm 1 minute e 19 sekondave lojë, Messi shënoi kështu golin më të shpejtë në karrierë.

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, Messi ia del të shënojë për të shtatën ndeshje radhazi për Argjentinën, duke treguar rëndësinë që ka për ekipin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?