VIDEO/ Hungari, Erdogan takohet me kryeministrin Orban, shkëmbejnë dhurata me njëri-tjetrin

19 Dhjetor 2023, 21:07| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 21:10

  • Share

1703016565_TTYY.PNG

Recep Tayyip Erdogan dhe Viktor Orban

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shkuar ditën e sotme në Budapest të Hungarisë, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin Viktor Orban.

Sinergjia mes dy liderëve u duk tejet pozitive dhe e relaksuar, pasi udhëheqësit shkëmbyen dhurata me njëri-tjetrin.

Presidenti Ergodan i dhuroi kryeministrit Orban një makinë elektrike, e cila ishte prodhim turk i markës “Togg”, ndërsa kryeministri hungaraz i dhuroi një kalë të zi presidentit turk.

Me nuanca humori, Orban  përshkroi shkëmbimin si marrëveshjen më e mirë që ka bërë ndonjëherë.


Lajmi kryesor:

Turqi, përpjekjet e Presidentit Erdogan për të marrë një rol udhëheqës në rajon


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?